Raportet e Bashkimit Europian vazhdojnë të theksojnë nevojën për modernizimin dhe përmirësimin e administratës publike në Shqipëri. Edhe pse ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të rritur transparencën dhe efikasitetin në sektorin publik, disa problematika kyçe vijojnë të mbeten të pranishme.
Një nga sfidat kryesore që ekspertët theksojnë është politizimi i administratës publike, që shpeshherë ndikon në emërimet bazuar më shumë në afinitete politike sesa në aftësitë profesionale. Kjo jo vetëm që dëmton cilësinë e shërbimeve publike, por edhe frenon zhvillimin e një administrate më profesionale dhe të pavarur.
Një tjetër problematikë është mungesa e personelit të specializuar. Me rritjen e kërkesave për një administratë moderne dhe të përgatitur, shumë institucione përballen me sfidën e rekrutimit të individëve të kualifikuar. Mungesa e stafit shpesh herë krijon boshllëqe në sektorët kyç, që ndikojnë në aftësinë e institucioneve për të ofruar shërbime në mënyrë efikase.
Pagat e ulëta në administratën publike janë gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Paga e ulët krahasuar me sektorin privat shpesh herë i largon profesionistët më të kualifikuar dhe i orienton ata drejt sektorit privat ose jashtë vendit. Kjo mungesë e motivimit për të qëndruar në sektorin publik krijon një deficit të vazhdueshëm të aftësive dhe burimeve njerëzore në institucione të rëndësishme.
Këto sfida dhe të tjera do të diskutohen më në detaje në emisionin “31 Minuta” me Denada Jushin, ku do të hulumtohet më tej mbi arsyet dhe pasojat e këtyre boshllëqeve në administratë, duke vënë në fokus atë çfarë duhet të bëhet për të adresuar sfidat që qëndrojnë përpara.
“31 Minuta” – Sonte, mos e humbisni këtë diskutim kritik mbi administratën publike dhe vendet e lira të punës!
Mos harroni të bëni Subscribe në kanalin zyrtar të Me Denadën për të parë më shumë!