Kemi folur pafund për spektaklin “Dancing With The Stars” dhe siç duket sërish vazhdon të bëj bujë nëpër rrjete sociale apo ekrane të tjerë televiziv, qoftë edhe konkurente. Kësaj radhe flasim për programin e suksesshëm të show biz-it në Klan Kosova, “Prive”.
Të shtunën që kaloi është transmetuar një kronikë për spektaklin e vallëzimit të Vizion Plus, ku ndër të tjera flitej negativisht për startin e dobët dhe me shkëlqimin jo si të edicioneve të kaluara, duke risjell sërish në kujtesë edhe largimet e balerinëve profesionist. Ajo çfarë bie më shumë në sy në fakt është edhe përshkrimi i çuditshëm që vjen nga kjo kronikë për spektaklin “Dancing…”, duke e quajtur në start si me b**** nëpër këmbë. Absolutisht nuk është aspak etikë ky etiketim, sidomos duke qenë në statin e konkurencës. Duhet theksuar se Klan Kosova është kanal i grupit “Media 6”, ku pjesë e tij është edhe TV Klan dhe transmeton spektaklin konkurent “Dance With Me”.
“Prive” është një program i cili gjithmonë ka në qendër edhe programe të tjera të televizioneve shqiptare, por këtë radhë sinqerisht e ka tepruar, duke ndërhyrë tek konkurenca në mënyrën më vulgare. Pasi stafi i IMAlbania kontaktoi me produksionin e “Dancing…”, ata nuk ishin aspak të çuditur që “Prive” me në krye Liberta Spahiun kishte folur jo mirë për mbrëmjen e parë të show-t. Kjo me faktin se pak javë më parë Liberta Spahiu ishte vetë ofruar të ishte pjesë e jurisë së këtij spektakli, por natyrisht nuk ishte pranuar nga produksioni, duke zgjedhur kështu gazetarin Milaim Zeka, një gazetar që vjen nga RTK dhe që ky i fundit transmeton këtë vit ekskluzivisht spektaklin. Gjithsesi, me cilësi ose jo, “Dancing…” i ka bërë të flasin të gjithë dhe nganjëherë merr për mirë edhe një promocion publicitar negativ.
Kronika e Prive
IMA / S. Dema