Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, janë bërë prindër për herë të parë. Me anë të dy postimeve në profilet e tyre në rrjetet sociale, modelja dhe sportisti i njohur kanë publikuar momentin e parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, teksa shprehen shumë të lumtur. Kujtojmë se Afërdita e bëri me dije lajmin se do të bëhej nënë disa muaj më parë, kur zbuloi edhe gjininë e fëmijës, ndërkohë që gjatë gjithëkësaj kohe ka ndarë me publikun eksperiencën e pritjes së ëmbël dhe me siguri do të ndajë edhe atë si nënë e re.
Në postimin e saj në Instagram, ku nuk ka preferuar ta prezantojë ende portretin e të birit me ndjekësit, Dreshaj shkruan: “Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”.