Më në fund, pas 8 muajsh, personazhi më i vjetër në “Për’puthen”, arriti të zgjedhë. Mevlani ka deklaruar sot se në program është vetëm për Ledjanën. Deklarata e shumëpritur nga fansat e çiftit u dha në takimin e transmetuar në episodin e sotëm. Dy konkurrentët e“Për’puthen” shijuan një shëtitje dhe një gotë verë buzë Liqenit të Farkës.
Gjatë bisedës në tavolinë, Mevlani i drejtohet Ledjanës: “Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty”.
Më pas ai plas “bombën”: “Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”.
E pyetur nga Mevlani nëse Ledjana do të dalë me djem të tjerë apo do të jetë vetëm për atë aty, konkurrentja thotë: “Do ta jap përgjigjen në studio”.
Dhe përgjigjia e Ledjanës në studio nuk zhgënjeu!“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër,” shprehet ajo para se të çohet nga karrigia e ta puthë në faqe.
Pas këtij momenti romantik e të shumëpritur, nuk ka munguar as reagimi i Antonelës e cila “thumboi” Ledjanën: “Produksioni ju lutem Çmimin Oskar për aktoren e vitit!”.