Dita e sotme mbi vendin tonë sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të karakterizohet nga moti i vranët në të gjithë territorin.
Prësëri do të na shoqërojnë reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Por prej orëve të pasdites në zonën e veriut dhe atë të qendrës kemi ndërprerje të reshjeve dhe ato mbeten kryesisht në zonën e jugut.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5°C në zonat malore deri në 12°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.
Për shkak të ndryshimit të masave ajrore në më të freskëta se sa dje; sot pritet një rënie në temperaturat e mesditës.
Në këtë mënyrë ato parashikohen jo më shumë se 10°C në zonat malore dhe 18-19°C në ato të ulta dhe ato bregdetare.