Shoqërohet nga policia dhe më pas lirohet aktori i njohur Ervin Bejleri. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Bejleri është ndaluar në përfundim të protestëssë sotme pasi akuzohet se në protestën e djeshme ka sharë dhe ofenduar policët.
Pasi i është marrë deklarata në polici, aktori Bejleri është lënë i lirë.
Më herët Aleanca për mbrojtjen e Teatrit kërkoi lirimin e tij.
“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Policia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri.
Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konfliktuar me policë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në burg!”, shkruante Aleanca.