Producentja Sara Hoxha dhe partneri i saj Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë javën e kaluar, më 30 shtator. Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit, çifti kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Vetë Sara ka ndarë në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh të shkreput gjatë javës së fundit. Në fotot-albumin e ndarë nga Sara në rrjetin social, përfshihen foto para lindjes, një letër nga motra e saj Lori Hoxha dhe një tjetër foto së bashku me Ledionin në sallën e operacionit.
“Kjo ka qenë ëndrra jote e vetme, gjithçka tjetër e ke bërë realitet vetë. Jam njeriu më i lumtur që më në fund po bëhet edhe kjo realitet. Ti ke mbrojtjen hyjnore kështu që shijoje procesin e të qenit nënë për herë të tretë. Po pres me durim që t’ju mirëpres të dyve në shtëpi dhe të të ftoj ty në një udhëtim vetëm unë dhe ti. Jam përgjithmonë me ty dhe lutem gjithnjë për ty”- thuhet në letrën e Lorit.