Një nga librat më të dashur të të gjitha kohërave, do të ketë së shpejti realizimin e parë kinematografik për ekranin e madh.
Pas 72 vjetësh nga publikimi i tij, i përkthyer në 250 gjuhë e dialekte, libri “Princi i Vogël” i autorit Antuan De Sant Eksyperi, do vijë për publikun e kinemasë nga regjisori i “Kung Fu Panda”, Mark Osborne, i cili ka treguar se qëllimi i tij ishte krijimi i një qasjeje shumë personale.
Ndryshe nga historia e librit, në filmi gjithçka do të rrëfehet përmes syve të një vajze të vogël dhe fqinjit të saj, një aviatori të moshuar, që kishte takuar Princin e Vogël, nga një planet tjetër, kur avioni i tij ra në shkretëtirë.
Produksionit i’u deshën pesë vjet në prodhimin e filmit për të sjell më të mirën në përshtatjen e teknikave të animacionit ku janë angazhuar qindra specialistë të ndarë në dy ekipe.
“Princi i Vogël” i Paramount Animation, do të ketë premierën në kinematë amerikane, më 18 mars 2016.