Për herë të parë që pas ardhjes në jetë në tetor, Princ Leka dhe Elia Zaharia prezantojnë për herë të parë vogëlushen Geraldinë. Me rastin e urimit për Krishtlindje, dyshja postoi një kolazh fotosh në Instagram.
“Të dashur miq e dashamirës,
Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me engjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrat dhe të gjejë lumturi e harmoni!
Nga zemra,
Ne të tre…”
Fustani i princeshës Geraldinë u realizua nga dizajnerja Blerina Kllokoqi Rugova, e cila realizoi edhe fustanin e famshëm të dasmës së çiftit.
Princ Leka dhe Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë më 22 tetor, ditën kur mbretëresha Geraldinë, gjyshja e Princ Lekës, ndërroi jetë (22 tetor 2002).