Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku 7 Mitropolitë të Kishës Greke dhe 3 laikë janë sulmuar nga një prift 37 vjeçar.
Incidenti ndodhi në një takim të mitropolitëve në Gjyqin e Sinodit në Athinë. Prifti 37-vjeçar, i cili po përballej me seancën dëgjimore për shkaqe të lidhura me drogën, u arrestua i padëmtuar dhe u ndalua për t’u marrë në pyetje.
Një oficer policie që ndihmoi në ndalimin e të dyshuarit gjithashtu u plagos, ashtu si një avokat dhe një klerik kryesues. Ata u transferuan në spitalet shtetërore, për mjekim dhe dy klerikë u përshkruan si në gjendje të rëndë.
Burime të IMA shprehen se lënda e përdorur për sulmin është acid vitriol.
Shumica e viktimave mbajnë gradën më të lartë hierarkike ndërkohë që mësohet se kanë pësuar djegie në të gjithë trupin duke përfshirë dhe uniformën.
Ministri i Shëndetësisë Kikilias tha se katër prej peshkopëve ishin plagosur më lehtë dhe po merrnin ndihmën e parë, ndërsa njëri u transferua në njësinë e kirurgjisë plastike të një spitali dhe dy të tjerët gjithashtu mund të transferohen në spitale të tjera me njësi të specializuara, duke përfshirë dhe një Mitropolitë në klinikën e syve.
Televizioni ERT ka mësuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e vendimit të gjykatës së Sinodit, për të larguar nga detyra klerikun 37 vjeçar.
Ngjarja ka patur reagime të mëdha jo vetëm nga Kryepeshkopi Jeronim I Greqisë por dhe nga Presidenti dhe Kryeministri.
Policia identifikoi viktimat si Mitropolitit Antonios i Glyfada, Kyrillos i Kifissia, Kallinikos I Artës, Nikodimos I Kassandra, Dionysios IV i Zakynthos, Dimitrios i Goumenissis dhe Andreas i Dryinoupolis.