Prezantuesja e RTSH-së, Kostana Morava ka rruar kokën e saj dhe u ka hapur sfidë të gjitha grave me flokë të gjatë që të bëjnë të njëjtën gjë. Në një postim në Facebook, Morava ka publikuar videon ku shihet me flokët zero, teksa heq shallin që ka vënë mbi kokë.
“Floket dalin prap, guximi dhe çmenduria nuk mesohen. Sfidoj grate me lesh te gjate. Na tregoni si dukeni pa lesh #baldheadchallenge,”– shkruan ajo.
Në një tjetër status ajo u ka shpjeguar të gjithë kritkëve se është jeta e saj dhe se mund t’i qethë flokët si të dojë. Kostava shkruan ndër të tjera se gratë nuk kanë pse të bëhen skllave e parukerive dhe se duhet të rebelohen vërtet duke treguar simbolikisht shprehjen që nuk ‘u rruhet fare’.
“Vitmari mendoi qe kjo foto eshte me e bukur nese i shtonte disa zemra (artist mo dhe une e dashuroj naivitetin e artisteve) por une ndjej se dua te jap nje mesazh me veprimin tim te ‘çmendur’ (per mua eshte krejt normal si veprim) pertej zemrave dhe dashurise tone. Kohet e kaluara ne shkeputje nga bota duhet t’ju kene mesuar qe liria dhe lumturia vijne nga brenda. Nese nuk e keni mesuar ende atehere me vjen keq per ju por sdo e mesoni kurre. Dua ti them te gjitha vajzave dhe grave qe nuk ka nevoje te jesh e bukur per tu ndjere e lumtur apo e realizuar dhe veçanerisht vajzave ne te 20 te cilat jane klientet me te medha te kirurgeve estetike.
Dua t’ju them qe nuk eshte e nevojshme te jeni skllave te parukerive, qendrave estetike apo kirurgeve plastike per tu ndjere mire me veten dhe te pranuara nga nje pjese vulgare e shoqerise. Perkundrazi, ju duhet te rebeloheni pa qene nevoja qe rebelimin ta tregoni me shale apo gjoks zbuluar. Revolucioni seksual ka kaluar me kohe. Pa qene nevoja ta tregoni rebelimin me refuzimin e puneve te shtepise (qofte edhe simbolikisht) por duke i bere punet dhe duke mos u ndjere sherbetore. Rebelimi i vertete vjen kur jeni aq te lira brenda sa per boten, me falni per shprehjen, s’ju rruhet fare aq sa simbolikisht mund te rruani edhe koken tuaj. E nqs nuk e beni dot se keni arsye apo argumenta ‘pleaseeee live my page as soon as possible’….,”- shton prezantuesja.