Prezantuesi me origjinë armene në Liban, Neshan Der Haroutian është dërguar në gjyq me akuzën se ka përdorur shprehje fyese ndaj Turqisë.
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare libaneze “NNA” Prokuroria pasi e ka shqyrtuar kallëzimin penal kundër Haroutian e ka dërguar prezantuesin e televizionit në gjykatë.
Mësohet se gjyqi kundër Haroutian do të fillojë më 8 tetor.
Gjatë një transmetimi direkt muajit e kaluar Der Haroutian kishte përdorur shprehje ofenduese kundër të ftuarit në emision, ish-ministrit të Mjedisit Viam Vehhab dhe ndaj Shtetit Osman dhe Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).
Pas reagimeve të shumta në median sociale para selisë së televizionit në kryeqytetin e vendit, Bejrut dhe në qytetin Tripoli ishin mbajtur protesta.
Avokati libanez, Muhammed Ziyad Xhaafil kishte bërë kallëzim penal kundër Der Haroutian për ofendimet në fjalë.
“Der Haroutian me fjalët fyese që ka përdorur kundër vendit vëlla, Turqi gjatë një programi që ai drejton në një televizion lokal ka nxitur ndasinë sektare kundër unitetit kombëtar të Libanit”, thotë avokati Xhaafil.