Shqipëria edhe pse një vend i vogël numërin një numër të madh mediash, qofshin këto media të shkruara, online apo audio vizive, ku përsa i përket këtyre të fundit kemi shumë imazhe televizive ku lehtësisht marrin statusin prezantuese. Por që të prezantosh një emision nuk do të thotë me patjetër të jesh një prezantuese e vërtetë profesioniste. Janë një sërë komponontësh që të bëjnë të jesh një prezantuese e vërtetë, ndaj nisur nga eksperiencat e mia, por duke marrë parasysh edhe komentet e publikut nga jeta e përditshme, vendosa që t’i lejoj vetes shkrimin e këtij artikulli ku përfshin prezantueset e vërteta shqiptare, të paktën kështu mendoj unë, shpresoj që në fund të këtij artikulli të jeni dakort (ndoshta jo plotësësisht) me ato që unë do të them!
Alketa Vejsiu, ky emër i dashur për publikun shqiptar, por jo pa arsye. Alketa gjithmonë ka ditur ta trajtojë mirë një emision, dhe gjithmonë të dhurojë show, e kuruar edhe në detajet më të vogla, Alketa padyshim është një prezantuese e vërtetë e televizioneve shqiptare, ku me siguri edhe mediat ndërkombëtare do ta kishin “zili” për profesionalizmin që ajo tregon në skenë.
Rudina Magjistari, gjithmonë e zonja përballë kamerave dhe gjithmonë duke rrezatuar mirësi me origjinalitetin e saj. Gjithmonë e kujdesur dhe tepër profesionale përballë të ftuarëve të saj në emisionet televizive. Për publikun, Rudina mbetet një ndër figuarat për të dashura televizive. Rudina Magjistari është pa diskutim një prezantuese e vërtetë e televioneve tona!
Floriana Garo, ehhh Floriana! Një zonjushë e bukur e cila rrezaton sharm, fines dhe elegancë në daljet e saj televizive, një vajzë e bukur dhe gjithmonë duke trasmetuar pozivitet përballë kamerave, Floriana është edhe tepër profesioniste në prezantimin e një emisioni, dhe sigurisht që është një prezantuese e vërtetë!
Jona Spahiu, një vajzë e cila sapo e sheh teksa prezanton ta “rrëmben” zemrën duke bërë që të mos ndërrosh kanal televiziv, pavarësisht përmbajtejes së emisionit, Jona di si të prezantojë një emision dhe ta përcjellë atë tek shikuesit. Jona Spahiu është një prezantuese e vërtetë, dhe për këtë nuk besoj se ka kundërshtime apo jo?!
Jonida Shehu do të mbetet gjithmonë si një ndër prezantueset më profesioniste që televizionet shqiptare kanë. Tepër e zonja në atë që bën, tepër profesioniste përballë të ftuarve dhe shumë pozitive. Sigurisht që Jonida Shehu meriton plotësisht të jetë në këtë artikull, edhe ndaj është, sepse e meriton!
Arbana Osmani Eh çfarë të them për Arbanën? I ka thënë publiku i gjërë të gjitha për Arbanën ndër vite, ku nuk më mbetet gjë për të shtuar vetëm për të thënë se Arbana është një ndër prezantueset më të mira shqiptare, për mos të thënë më e mira!
Dojna Mema Eh Dojna… një vajzë me një fytyrë dhe zë të ”ëmbë”, ku edhe pse e re në moshë ekranin d’i ta zotërojë me profesionalizëm! Me profesionalizëm zotëroi edhe prezantimin e Top Fest 12. Dojna është absolutisht një ndër prezantueset më të mira të ekraneve tona, dhe një ndër më të mirat që Top Media ka!
Jonida Vokshi Jonida shpeshherë ngatërrohet me Elvana Gjatën për shkak të ngjashmërishë, por ashtu siç Elvana është e suksesshme në muzikë, Jonida është e suksesshme në botën e ekranit, ku bën pjesë edhe si prezantuese, dhe statusin prezantuese e vërtetë e meriton plotësisht!
Xhemi Shehu E si mund ta lija jashtë kësaj liste bukuroshen Xhemi Shehu. Moderatorja e njohur e Top Channel na ka bërë për vete që në daljet e saj të para në ekran, dhe vazhdon të ruajë shkëlqimin e saj si në ditët e para kur ka nisur të prezantojë, madje shkëlqimi i shtohet edhe pse koha kalon, përveç këtyre, Xhemi gjithashtu ka ditur ta trajtojë dhe ta prezantojë mjaft mirë çdo emision që Top Channel i ka besuar, dhe sigurisht që meriton të quhet një prezantuese e vërtetë!
Amarda Toska E fundit, por jo nga rendësia është Ami. Edhe pse së fundmi e profilizuar më shumë në botën e biznesit, Ami gjithmonë i jep shkëlqimin e duhur një spektakli televiziv.
Për prezantuesit e vërtetë të ekraneve tona, shihemi në artikullin tjetër!
© IMAlbania.com | nga Ronaldo Sharka