Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004. Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.
“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në darkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”, u shpreh Ami.