Telekom Albania është emri i ri i kompanisë lider të telekomunikacionit në Shqipëri. Kompania e cila solli komunikimin e lëvizshëm në vendin tonë, pas 20 viteve sukses dhe inovacion në treg, tashmë do t’i ofrojë shërbimet me identitetin e brendit Telekom.
Identiteti i ri i kësaj korporate u prezantua sot në një koferencë për shtyp, ku Dr. Klaus Mueller, Drejtor i Operacioneve për Europën dhe Deutsche Telekom si dhe z. Dimitris Blatsios, Drejtor Ekzekutiv i Telekom Albania, prezantuan brandin Telekom, vlerat e tij si dhe strategjinë e telekomunikacionit të Deut5sche Telekom, në prani të kryeministrit Edi Rama, ministrave Ahmetaj e Harito, ambasadorëve, të ftuarve specialë si dhe përfaqësuesve të medias.
Brendi Telekom përfaqëson kompetencë, inovacion dhe thjeshtësi, megjithatë përfitimet e abonentëve janë edhe më të shumta. Ata do të përjetojnë një përvojë abonenti të pakrahasueshme, do të qendrojnë të lidhur në çdo kohë dhe në çdo vend, siç e thotë edhe slogani i ri i kompanisë “Caste që na lidhin”. Abonentët e Telekom Albania do të lidhen me teknologjinë 4G, e cila ofrohet sipas licensës përkatëse.
“Logoja jonë “T” mbart forcën, cilësinë dhe ekspertizën e brandit më të vlefshëm të telekomunikacionit në Europë, si dhe të brandit të dytë më të vlefshëm gjerman në botë. Me shumë kënaqësi mirëpresim Telekom Albania në familjen magenta, pasi ne lidhim njerëz pavarësisht kufijve”,- shprehet Claudia Nemat, Anëtare Bordi e Deutsche Telekom, për Europën dhe Teknologjinë.
“Ky zhvillim përputhet me objektivin tonë për tu bërë operatori lider i telekomunikacionit në Europë dhe pasqyron strategjinë tonë për të ofruar përvojën më të mirë të abonentit në Europë, mbështetur nga epërsia jonë teknologjike”.
Zoti Dimitris Blatsios, Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, theksoi rëndësinë e këtij çasti vendimtar: “Është një moment thelbësor në historinë e kompanisë tonë dhe një zhvillim madhor në sektorin e telekomunikacionit në vend. Identiteti i brandit Deutsche Telekom dhe gjithçka ai përfaqëson, do t’u sjellë një botë të re mundësish të pafundme abonentëve dhe komuniteteve të cilëve iu shërbejmë. Telekom Albania linçon sot shërbimet 4G, që abonentët tanë të shijojnë shpejtësi të pakrahasueshme në celular”.
Teknologjia e gjeneratës së katërt nga Telekom Albania arrin deri në 150 Mbps, transmeton sasi tepër të madhe të dhënash në minimumin e kohës dhe kështu gjen përdorime të shumta në jetën e përditshme. Produktet dhe shërbimet e Telekom Albania ofrohen në rrjetin më të madh të dyqaneve në Shqipëri. Dyqanet Telekom janë qendra të zgjidhjeve teknologjike moderne.
Lançimi zyrtar i Telekom Albania do të festohet me një numër aktivitetesh interaktive. Fushata e komunikimit “Ne lidhim njerëzit në Europë”, e linçuar nga Deutsche Telekom në 12 vende evropiane, do të konkretizohet në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të ngrihen simbole të shteteve evropiane që janë pjesë e fushatës.
RRETH TELEKOM ALBANIA
Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brendit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.
RRETH DEUTSCHE TELEKOM
Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shumë u gjenerua jashtë Gjermanisë.
(ma.ar/BalkanWeb)