Ashtu si Netflix dhe Spotify në një abonim të vetëm, YouTube do të ofrojë për publikun e tij një shërbim me pagesë ekskluziv. Është kjo strategjia e re e Google me shërbimin YouTube Red, një shërbim i ri me abonim që do të përfshijë një sërë përmbajtjesh dhe avantazhe për përdoruesit: përveç heqjes së reklamave si nga PC-ja dhe smartphone, dhe mundësinë për të ruajtur videot dhe shikimin e tyre offline, degjimin e audios në sfond ndërsa lundrohet në internet, si dhe qasje në Google Play Music, shërbimi i muzikës në streaming i Mountain View, të gjitha këto për 10 $ në muaj.
Dhe nuk mbaron me kaq. Red do të fillojë zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara nga 28 tetori, por në vitin 2016 do të pasurohet edhe me përmbajtje video origjinale, të aksesueshëm vetëm për abonentët, duke përfshirë seriale televizive, filma dhe dokumentarë, disa prej të cilëve të realizuar nga vetë yjet e njohur të YouTube si PewDiePie. Një iniciativë e guximshme që ka për qëllim të transformojë platformën e videove nga një biznes reklamash në një kompani mediatike në nivelin e kompanive ekzistuese ne treg.