Festivali i këngës Europiane ka filluar tashmë përgatitjet për edicionin e 60-të që do të mbahet në Vienë të Austrisë.
Ky e edicion i festivalit do ketë një skenografi gjigande ku do performojnë këngëtar nga të gjitha vendet e Europës. Një luftë e fortë e cila do shpall mbretin e muzikës Europiane 2015. Në data 13 dhe 21 Maj do të zhvillohen dy netët e para gjysëmfinale dhe me pasë nata finale në 23 Maj. Ky është viti i dytë që ky festival mbahet në Austri që pas vitit 1956. Ky spektakël do të prezantohet nga tre moderatorët më të mirë në vend si Mirjam Ëeichselbraun, Alice Tumler dhe Arabella Kiesbauer. Tridhjetëenëntë vende do të marrin pjesë në garë, me Qipron, Republikën Çeke, dhe Serbi që rikthhen, ndërsa Ukraina njoftoi tërheqjen nga ky kompeticion për shkak të arsyeve financiare dhe politike. Shqipëria do jetë pjesë e këtij festivali përfaqësuar nga këngëtarja Elhaida Dani me këngën “Diell”, e cila ka lajmëruar se po përgatitet për përpunimin e saj dhe versionin në gjuhën angleze. Përveç kësaj ajo po bëhet gati dhe për videoklipin shoqërus të këngës që do na përfaqesoj në skenën e madhe të Eurosong 2015. Gjithcka mbetet vetëm për tu shijuar në muajn Maj.
IMA / G. Qerimi