Aktori Muharrem Hoxha është nderuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e dhënë mbi 30 vite të artistit, në skenën e teatrit të Durrësit “Aleksandër Mosiu” .
Presidenti tha se artisti i humorit u ka dhuruar të gjithë shqiptarëve emocione të veçanta, pavarësisht kohërave që kanë jetuar.
Muharrem Hoxha ka realizuar qindra role të njohura për publikun shqiptar dhe më gjerë.
Gjatë karrierës së tij është nderuar me disa tituj, si “Njeriu i shekullit”, “Krenaria e qytetit”, për Durrësin dhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Argjendë”.
Edhe në këtë ceremoni nuk mund të mungonin batutat.
Marrë nga Tv Klan