Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, ditën e sotme në një ceremoni të veçantë ka dekoruar gazetarin e besimeve fetare në RadioTelevizionin Shqiptar, Ferdinand Samarxhi.
Ferdinand Samarxhi është cilësuar si ndër të vetmit gazetarë të religjionit në Shqipëri. Ai ndër vite ka përcjellë nga afër çdo event të rëndësishëm të komuniteteve fetare në vend.
Portofoli i tij është i pasur edhe me intervista nga afër me primatët e besimeve fetare, si Kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun apo edhe takimin me Patriarkun Ekumenik Vartholomeun, primat botëror i Kishës Orthodhokse.