Në shtëpinë e Klodian Rashës ka qenë Rama, ministri Lleshaj, Basha, por a ka qenë Meta për ngushëllim te familja Rasha?
Meta: Natyrisht që nuk kam qenë dhe kjo ka qenë e qëllimshme, sepse kam mbajtur një qendrim publik dhe ngushëllimet ia kamë shprehur publikisht. Edhe për shkak të situatës së paqartë, dyshuese për rrethanat, tensionet e krijuara, versionet e ndryshme dhe ende të pazyrtarizuara lidhur me ngjarjen. Kam gjykuar për të bërë një vizitë në këtë familje në një moment të mëvonshëm, në një moment më të qetë. Ngjarja mbetet shumë e rëndë dhe e parikuperueshme. Duhet të ketë drejtësi për këtë çështje dhe reflektim. Shqetësuese është se ka pasur qëllim dhe synim nga kryeministri dhe drejtues të ministrisë së Brendshme që ta justifikojnë këtë dhunë të rëndë ndaj minorenëve dhe të reflektojnë. Një gjë e tillë mund të ndodhë. Efektivi humb kontrollin, por s’mund të ndodhë që të jepen versione të ndryshme nga zyrtarë të ndryshëm. Aq më tepër kur qeveria merr kompetencat e gjykatës për të përcaktuar nëse ishte vrasje aksidentale apo me dashje.
Peka: Kryeministri ju ka akuzuar se keni lidhje me protestat.
Meta: Ju keni dëgjuar se ai tha se presidenti ka takuar elementë kriminalë dhe unë i dërgova një letër asamblesë së PS dhe i thashë tregoni personin kriminal dhe vendin dhe unë jap dorëheqjen. E vetmja reformë që Rama do të bëjë është instalimi i frikës në popull.