Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar se Kina është e rrezikuar nga një valë e dytë koronavirusi pasi pandemia globale po vazhdon të përhapet, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua.
Xi, gjatë një takimi me trupin vendimmarrës të Partisë Komuniste Kineze tha se mes presioneve të mëdha ekonomike, pasiguria po rritet.
“Vështorësi dhe sfida të reja janë shfaqur në Kinë, në rinisjen e punës, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror” tha Xi.
Ai u bëri thirrje autoriteteve kineze që të vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe të parandalojnë ringjalljen e shpërthimit.
Kujtojmë se numri i rasteve dhe vdekjeve në Kinë pothuajse është zeruar dhe se dje Wuhan doli nga bllokimi, pas shumë muajsh./E.B-dritare.net