Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin nr. 21/2020, për blerjen e disa pajisjeve mjekësore, pas situatës së krijuar me koronavirusin në vend.
“ Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë”, ka njoftuar Institucioni i Presidentit të Republikës.