Pasditen e sotme qarkulloi në mediat online lajmi se episodi i radhës i “Hell’s Kitchen” nuk do të transmetohet për shkak se gjatë regjistrimeve të fundit, një nga konkurrentët ka prerë damarët. “RevistaWho.Com” ndërkohë mëson se nuk bëhet fjalë për ‘prerje damarësh’.
Burime pranë “Top Channel”, bëjnë me dije për revistën tonë se ka pasur një situatë të agravuar në kuzhinë dhe se një nga konkurrentët ka përfunduar i mbuluar nga gjaku, por gjithçka do të transmetohet në ekran siç ka ndodhur. I kontaktuar nga “RevistaWho.Com”, shefi i famshëm Renato Mekolli ka konfirmuar lajmin se në kuzhinë ka pasur një situatë problematike, duke i komentuar shkrimet në media si të ekzagjeruara. “Gjithçka do të shihet në ekran”, – tha Mekolli.
Ndaj më shumë do të na duhet të presim për të zbuluar në episodet e ardhshme të show-t të famshëm të gatimit, që mesa duket çdo javë po prodhon situata që tërheqin vëmendje. / revistawho.com