Yemin (Premtimi) seriali i cili aktualisht është duke u transmetuar në Tring, tashmë duke filluar nga 7 Korriku do të vijë edhe pa pagesë në Vizion Plus.
Premtimi, i vlerësuar si një nga serialet me audiencë mjat të gjerë në Turqi vjen ne rolet kryesore me aktorët Serhan Yavaş dhe Tuba Ünsal. Ne role te tjera Hakan Büyüktopçu, Zeyno Üstünışık, Barış Yalçın, Ayşe Melike Çerçi, Aslı Orcan, Canan Türker, Yücel Erten, Ece Özdikici dhe Özden Özgürdal.
Nje aksident… nje premtim… dhe jete te tronditura…
Ne qender te serialit eshte Menderes, i cili eshte i dashuruar marrezisht pas gruas se tij Leila, por gjithçka do te shnderrohet ne nje makth per shkak te nje jete te dyfishte… Vellai me i madh i Menderes vdes gjate nje aksidenti tragjik me makine ne drejtimin e se ciles ishte vete Menderes. Perpara se te vdiste i vellai i kerkon qe ai te martohej me te dashuren e tij, nga e cila priste nje femije. Gjithcka duhej bere per te ruajtur nderin e saj. Menders zotohet se do ta mbaje premtimin. Ai martohet me Ausman dhe me pas rikthehet ne Stamboll. Ausman sjell ne jete femijen e te vellait te Menderes.
Ne anen tjeter, Menderes bie ne dashuri me Leilen ne Stamboll duke u perpjekur te fshihte identitetin e tij te vertete. Perkunder perpjekjeve te tij ai nuk mund te heq dore nga Leila. Te dy I premtojne njeri-tjetrit se do te qendrojne se bashku dhe asnjehere ten dare. Menderes e genjen te atin e Leiles duke i thene se ai kish humbur te dy prinderit, dhe i kerkon te martohet me Leilen. Me ne fund Menderes dhe Leila do te martohen.
Tashme, ai ndan dy familje ne dy qytete te ndryshme. Pergjate kater viteve martese, ai i thote Leiles se 3 here ne jave I duhet te udhetoje ne Siri per biznes; nderkohe nga ana tjeter i thote Asumanes se 4 here ne jave duhet te jete ne Stamboll. Te dy keto familje nuk kane asnje ide mbi ekzistencen e njera-tjetres deri ne momentin qe i ati i Menderes troket ne porten shtepise se çiftit ne Stamboll…