Premier Liga Ruse do të jetë liga e parë në botë që do të përdori “antarësimet” e YouTube si kanal kryesor të shpërndarjes së të drejtave jashtë vendit.
Të gjitha ndeshjet e Premier Ligës Ruse do të jenë të disponueshme për shikuesit jashtë Rusisë dhe në vendet ku abonimi është i aktivizuar.
Duke folur për partneritetin e ri me google, Evgeny Savin, drejtor i marketingut në Ligën Ruse u shpreh se bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm për të rritur numrin e fansave për që ndjekin këtë event futbollisitik në mbarë botën.
Do të jenë dy lloje abonimesh për shikuesit nga jashtë Rusisë. I pari do të përfshijë dy ndeshje me një komentim në gjuhën angleze çdo ditë të ndeshjeve dhe do të kushtojë 2.99 dollarë. I dyti do të jetë abonimi me vlerën 4.99 dollarë që do të lejojë aksesimin e të gjitha ndeshjeve në Rusisht si dhe dy ndeshje me komentim në Anglisht.
Të gjithë abonentët që preferojnë të marrin paketën me gjuhën Angleze do të kenë gjithashtu dhe mundësinë për të parë “highlights” nga të gjitha ndeshjet e kësaj lige./IMA/