Aktori Dwayne Johnson është prekur familjarisht nga Covid. Ai, gruaja dhe dy vajzat e tyre po kalojnë ditë të vështira. “Më sfidueset”, kështu i quan Johnson.
Tregon se janë infektuar nga disa miq që as nuk e dinin se ishin të prekur pasi nuk kishin simptoma. Në fund aktori ka një lutje për të gjithë ata që akoma s`besojnë në ekzistencën e virusit dhe e konsiderojnë politikë këtë gjë.
“Mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe të vështira që na është dashur të durojmë si familje. Prioriteti im numër një është të mbroj familjen. Po numërojmë bekimet tona, sepse ne e dimë mirë që nuk ndodh gjithmonë, në anën tjetër të botës, që të shpëtosh paq nga Covid-19. Nuk ka asnjë lidhje me politikën. Vendos maskën tënde. Është një fakt. Dhe është gjëja që duhet të bëjmë për t`u mbrojtur”, thotë Johnson.
*Burimi BBC