Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun. Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të humbur”.
Moderatorja është shkëputur prej vitesh nga ekrani, por së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet sërish. Aida do të vijë me një emision të ri, të titulluar “Identiteti”.
Ky emision do të transmetohet çdo të premte në orën 20:30, në televizionin Fax News. “Identiteti” do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj dhe zbulimin e historive të patreguara shqiptare.