“Fisnikët” janë një ndër grupet legjendare të muzikës në trojet shqiptare. Ndonëse kanë 41 vite në skenë këngët e tyre dëgjohen ende në ditët e sotme.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, solisti Agim Gerguri ka treguar shumë detaje nga karriera, duke u shprehur se këngët tani nuk mbesin pasi nuk kanë tekst cilësor.
“Ne si popull shqiptar jemi shumë inteligjentë. Për shembull, Kosova e ka pranuar repin, jemi për të konkuruar me Europën. Gjuha jonë gege i rri mirë. Pavarësisht politikës që e kemi të keqe, kanë vazhduar, nuk kanë heq dorë.
Unë jam rrit me muzikë të mençur me pllaka gramafoni që babai im i merrte në Shqipëri. Tani nuk është gjithkund muzika e mençuar. Ka hyrë një komercializmi që njerëzit bëjnë këngë për një javë, pas një jave ikën ajo. Nëse thua ca ka kënduar x këngëtar para një viti nuk mbahet mend, ndërsa nëse thua Aleksandër Gjoka mbahet mend”, u shpreh Agimi.
Më tej, ai ka folur edhe për këngën himn “Zotëria juaj”, ku ka zbuluar historinë se si lindi kjo këngë dhe vështirësitë që kanë hasur në vitin 1987 kur kanë xhiruar klipin.
“Unë jam rritur në lagje, në mëhall, kemi hyrë te komshiu me vjedh molla. Edhe erdhi filmi tingujt lufte në kinema në Kosovë, dhe në fund ngritja e flamurit krejt salla u ngrit në këmbë. Është ajo fjala që përmendët zotëri Galipi, ndërkohë aty shkova në shtëpi dhe e lidha me dashurinë.
Sikleti më i madh në ‘87 kur është xhiriuar klipi është se nuk kam kitarë në dorë dhe nuk dija çfarë ti bëja duarve. Isha mësuar gjatë gjithë kohës në skenë me kitarë”.