Për ju adhurues të serialeve televizive Top Channel ka përgatitur një dhuratë të re dhe të jashtëzakonshme. Së shpejti ekskluzivisht për Shqipërinë në Top Channel do të mund të ndiqni serialin brazilian “PERLA”, (“JOIA RARA”) produksion i Globo TV, i vlerësuar si telenovela më e mirë (Best Telenovela) në EMMY AWARD 2014.
Kjo telenovelë e re do të mbulojë orarin kur transmetohej “Engjëll apo Djall”, pas përfundimit të tij.
Ky serial i jashtëzakonshëm, që ka rrëmbyer me qindra miliona zemra të shikuesve në shumë vende të botës, tash vjen edhe për audiencën e madhe të Top Channel i cili ka ditur të bëjë gjithmonë zgjedhje të veçanta.
Protagonistët e serialit “PERLA” Franz Hauser (Bruno Gagliasso), Amélia (Bianca Bin) dhe vajza e tyre Pearl (Mel Maia) janë tepër të veçantë dhe do ta rrëmbejnë vëmendjen e simpatinë tuaj që në episodin e parë. Seriali është xhiruar në 60 studio, por më së shumti në ambiente reale në shumë vende të botës, në zona mahnitëse të natyrës, qyteteve dhe objekteve të shenjta.
Ky serial me rrëfimin që gërsheton dashuri, dhembje, por edhe intriga e histori njerëzore, me shumë të papritura në marrëdhënje e situata me kthesa jetësore, që ju shpien në Brazil, Nepal, Rio, Katmundu, Patan, Bungamati e deri në peisazhet e bukura të Himalajeve.
Seriali i ri “Perla” vërtetë është një perlë që do t’ju sjellë përjetime si asnjë serial tjetër.
Për më shumë hidhini një sy trailer-it në vazhdim.