Në sytë e të gjithë publikut ajo fal vetëm dashuri, shpreh mirësi dhe madje i zgjidh hallet e dynjasë pa asnjë pagesë, mjafton të kini një hall dhe drejtohuni tek avokatja Eni Çobani.
Dhe këtu vlen të përmendet shprehja, “Nuk është ashtu siç duket”, pasi për të “zgjidhur” një hall apo për të dalë në media duhet të nxirrni xhixhat nga xhepi juaj, ose përndryshe kthehuni andej nga keni ardhur.
Zonjusha Eni Çobani, avokate prej vitesh duhet të pagujë qiranë e zyrave të saj të cilat ndodhen në “zemër” të ish- bllokut, dhe siç dihet qiraja është e shtrenjtë dhe asnjë gjë nuk bëhet falas. Po le të hyme direkt e në temë.
Çdo ditë zyra e Enit është plot me njerëz që duan të zgjidhin çështjet e tyre dhe të konsultohen. Lart e poshtë përflitet se rubrika “Shihemi një gjyq” e avokates Çobani që realizon në TV Klan është falas, por në të vërtetë nuk është ashtu.
Më parë duhet të lesh një orar tek sekretaria e avokates e cila të parashton se si fillim duhet të paguani 50 mijë lekë të vjetra për të takuar avokaten dhe për tu konsultuar dhe nëse doni të jeni pjesë e emisionit “Shihemi një gjyq” duhet të paguani edhe 150 mijë lekë të vjetra. Kjo pagese duhet të paguhet menjëhere edhe nëse nuk merrni zgjidhjen që dëshironi. Pra keni, s’keni 200 mijë lekë të vjetra duhet t’ja dorëzoni avokates.
Por nuk mbaron me kaq, sepse ka edhe raste ku duhet të bëhet mbrojtja ligjore ku shifrat janë të paprekshme.
Shumica e njerëzve kishte krijuar opinionin se avokatja Çobani e bëntë gjithë këtë show për humanizëm dhe se qëllimi i saj ishte vetëm për të ndihmuar njerëzit të cilët kishin nevojë dhe nuk kishin përkrahje.
Por mirë se i paguan lekët, por ka nga atë që prej vitesh nuk kanë marrë asnjë zhgjidhje por sorrolaten lart e poshtë për të gjetur zgjidhjen e problemit.
Njëri nga hallexhinjtë, Arben Myzeqari, tregon se shpenzime ka bërë për të komunikuar me avokaten Çobani. Ai thotë se, “Pasi komunikova në televon me sekretaren e avokates, ajo i parashtroi menjëherë pagesat, se duhet të paguante 50 mijë lekë të vjetra , për konsultën dhe pastaj 150 mijë lekë të vjetra për të dalë në emision. Por kur erdhi radha e zoti Myzeqari ajo u shty pasi sipas avokates kishte raste me emergjente, ose që mund të paguanin më shumë.
Por kryesorja sipas inxhinierit nga Fieri ishte se rezultati për zgjidhjen e problemit të tij nuk po dukej gjëkundi.
“Jo vetëm që problemi nuk u zgjidh, por humba dhe gjithë atë kohë lart e poshtë, dhe sa herë që komunikoja me kërkoheshin pagesa të tjera”, thotë ai. Por, si rasti i zotit Myzeqari ka edhe plot të tjera. Gjithashtu, një ankesë tjetër vjen edhe nga banorët e pallatit ku është zyra e avokates, pasi banorët ankohen se nëpër shkallët e pallati të tyre qëndorjnë shumë njerëz të cilët presin në radhë për të takuar avokaten. Zyrat e avokates janë në katin e dytë të një pallati tek ish- blloku.
Prandaj, gjithë ai “teatër” që bën avokatja Çobani është vetëm një mënyrë të zhvatur njerëzit të duke e parë nga ekrani mendojnë se do i zgjidhin problemet e tyre pa asnjë lloj pagesem, por kur përballen me realitetin gjerat ndryshojne. Dhe nëse nuk ke asnjë lek në xhep duhet të kthehesh mbrapsht andej nga ke ardhur.
Marrë nga antikorrupsioni
turp turp edhe u hiqte si e mire kjo