Në nisje të marsit, u përurua Kabineti i ri i Kardiologjisë në Spitalin e Kukësit. Më parë, banorëve të zonës së Kukësit u duhej të shkonin në Kosovë apo në Tiranë për kontrollin e zemrës.
Emisioni investigativ ‘STOP’, ka publikuar 1 ditë pas këtij përurimi, prapaskenat e kronikës së lajmeve ku pacientët flisnin për ndryshimin që kishte sjellë ky kabinet i ri. Në videon bruto të kësaj kronike të RTSH-së, dëgjohet zëri i regjisorit i cili u mëson grave të thonë se check up-i tashmë mund të bëhet fare lehtë, dhe se është i domosdoshëm.
‘Thuaje! ‘Sepse vetëm kështu e kuptojmë, nëse jemi apo jo të shëndetshëm’’, i flet regjisori qytetares nga Kukësi të intervistuar në qendrën spitalore. Zonja nuk duket komode teksa përpiqet të përsërisë ato që i thuhen, dhe ngatërrohet disa herë teksa përpiqet të ekzekutojë skenarin.
Ndërsa zonja tjetër ngatërron fjalën ‘check up’ (kontroll i gjendjes shëndetësore) me ‘ketchup’, dhe e zë e qeshura. Këtë herë, fjalët e regjisorit të lajmeve janë ‘Mos e prish terezinë fare. Gabojnë kryeministrat me kamera, jo gratë…’
Marre nga Anabel