Një incident i rëndë ka ndodhur në studion e montazhit të Ardit Gjebresë. Ndërsa montazhieri po montonte emisionin ku Arditi dilte te lypte ne rrugë bashkë me lypsin Genti, që ka 20 vjet në zanatin e tij, vetë Arditi u maskua si lypës dhe ndenji disa orë në rrugë.
Ndërsa montazhieri po montonte skenat e Arditit me njerëzit që kalonin, papritur shfaqet makina e Arjan Çanit. Arditi i veshur si lypës i shtrin dorën dhe i flet në emër. -Arjan të lutem më jep… -Ik o qen, ik o zhduku, ik o pleher se më bere makinën pis….ik o të q… Erion Velinë që nuk ju zhduk nga rruga. Ai plehra e ka fajin. Lypës Arditi vazhdoi t’i flasë me emër dhe e ndoqi, derisa Arjani ndaloi makinën ta qëllojë. Në atë kohë Arditi hoqi maskën dhe Ariani e njohu.
Montazhieri po kënaqej nga gëzimi për skenën dhe e kishte ndarë më vete për t’u zbavitur, dhe filloi t’ua dërgonte shokëve. Lajmi shkoi në vesh të Sandrit, i cili u zbavit shumë me skenën dhe ja tregoi Çanit.
Kaq u desh që të niste një rrëmujë e madhe dhe Arjani i kërkoi Arditit të vishej dhe një herë lypës, të dilte tek bulevardi, të kalonte Ariani dhe t’i hidhte 5 mijë lek. -Dakord, i tha Arditi, e bëj prapë, por çfarë do më thuash kur të më japësh 5 mijë lekë? -Do të them e di që të ka nxjerrë Erion Veliaj të më provokosh mua, por s’ma hedh dot ai shkërdhatë, merri lekët, hallall. Këtu palët nuk ranë dakord, por Arjani i keq me lypsat u hoq nga montazhi.
Montazhieri është paralajmëruar për pushim nga puna për nxjerrje sekreti, nëse tregon se një skenë e ngjashme u përsërit dhe me Zonjën e Parë Nishani.
Marrë nga Tema