Ndjekësit nuk e kanë pritur aspak mirë një foto të këngëtares Jonida Maliqi, postuar sot në instagramin e saj. Si gjithmonë me një veshje stil, ajo ka pozuar nga maja e Llogarasë.
“Te degjosh qetesine eshte si te ndjesh rrahjet e zemres se Universit”, shkroi Maliqi krah fotos.
Por në komente vihet re se ndjekësit, janë shprehur të pakënaqur, pasi në këtë kohë izolimi të gjithë duhet të japin mesazhe dhe motivim për të qëndruar në shtëpi.
“Seriozisht?? Kur thonë qëndro në shtëpi do të thotë shko në Dhërmi? Apo kur del urdhër që në fundjavë s’duhet të dalësh, merr makine shkon në Dhërmi? S’po flasim pastaj që lejohet vetëm për të blerë gjera esenciale. Çfarë mesazhi jep kjo foto tek te gjithë njerëzit. E adhuroj muzikën e Jonidës por rregullat janë për te gjithë”, shkruan një komentues.
Në këto kohë karantine, jo pak nga njerëzit e njohur të ekraneve shqiptare, që janë edhe influencer, në vend që të japin ide se si izolimi në shtëpi të jetë më i lehtë, bëjnë karshillëk nëpër vende të ndryshme turistike./L.F-dritare.net