Gjatë këtyre viteve që ai ka qenë në ekranin e “Top Channel”, me siguri të gjithë e kanë
vënë re shkronjën “L” të gdhendur në qafën e Ledion Liços.
Mirëpo, duket se moderatori i njohur ka realizuar edhe një tatuazh tjetër të cilin nuk e ka
shfaqur më parë. Bëhet fjalë për një shprehje në gjuhën latine të realizuar në pjesën e
klavikulës, të cilën Liço e ka zbuluar ditën e sotme në një postim në Insta Story.
Në foton në fjalë, ku Liço shihet pjesërisht i zhveshur, dallohet edhe tatuazhi që siç ka
mësuar “Xing.al”, shkruan: “Provehito In Altum”. Kjo është një shprehje latine që
përkthehet “Lëshohu drejt lartësive”. Mirëpo, moderatori i njohur shumë shpejt është
penduar për postimin, duke e fshirë atë nga Insta Story.