Ndërsa të shtunën mbrëma është premiera e sezoni të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, në studion e “Pasdite në Top Channel”, kanë qenë edhe “postieret” e këtij emisioni.
Në fakt bëhet fjalë për tre prej gazetareve të “Dua të të bëj të lumtur”, Greta Radovani, Petrina Gorica dhe Kristina Mere, të cilat kanë edhe detyrën që të ndjekin hap pas hapi historitë, nga prezantimi i rastit në zyrat e emisionit, tek studimi e transmetimi final që do të jetë çdo të shtunë mbrëma, duke filluar nga 17 shkurti.
“Është një detyrë shumë e bukur, pasi ne nuk jemi thjesht postiere, por jemi edhe gazetare të emisionit. Ne përfshihemi aq shumë me një histori dhe kur shkojmë në familje ne dimë gjithçka mbi rastin dhe jemi bërë si njerëz të afërt të tyre. Përfshihemi emocionalisht me ta, ne qajmë kur ata qajnë dhe qeshim kur ata qeshin”, tregojnë vajzat.
Më tej ato kanë sqaruar se zhvillimi i të gjitha historive do të realizohen në studio, ku personazhet do të jenë përballë njëri-tjetrit.