Shumë diskutimeve të ditëve të fundit për “Portokallinë”, regjisori u ka kthyer përgjigje këtë mbrëmje pasi ka zbuluar detajet e sezonit të ri që nis këtë të diel. Pavarësisht personazheve që ikin e vijnë, spektakli i humorit mbetet sërish ai që e mbledh publikun çdo të diel mbrëma para ekranit për të shijuar humorin.
Këtë e rikonfirmoi Altin Basha, i ftuar në Top Magazine sonte. Ai tha se, këtë sezon, ndryshe nga të gjitha herët e tjera, “Portokallia” do të nisë me shumë surpriza: “Përtej gjithë diskutimeve, lajmi është që “Portokallia” po fillon me një ndryshim të veçantë në stil, edhe stilin e njësive komike – dhe me një një surprizë fantastike”, – tha Basha duke iu referuar skenës gjigante.
“Ishte momenti i duhur”, – shtoi ai për këtë skenografi gjigante dhe tërësisht të ndryshuar: “Eshtë akoma në qese, një teatër gjigant. Kishim nevojë për një imazh të ri dhe kjo dëshirë e jona gjeti mbështetjen edhe nga drejtuesit e Top Channel.”
Por nuk është vetëm ajo, specifikon Basha. Ky sezon do të ketë edhe një rekord aktorësh të rinj, 9 të tillë. Një pjesë prej tyre janë për herë të parë në skenën e humorit, një pjesë janë të sprovuar në skena të tjera të ngjashme, por mes tyre ka edhe të rinj mjaft të talentuar, kopje e Kimikatit – zbulimit të sezonit të kaluar: “Kemi edhe një kampion 18-vjeçar si Kimikati”,- tha Basha.
Për gjithçka tjetër, tha regjisori, ndiqni “Portokalli” të dielën.
Marre nga Class