Së fundmi aktorët e “Portokalli” realizuan një video ku akuzonin se po i kopjojnë. Ndonëse nuk përmenden emra, është e qartë që fjalët i drejtohen kolegëve të tyre të televizionit konkurrent. Videon e publikoi në Instagram moderatori dhe aktori Salsano Rrapi i cili shkruante: “Pershendes te gjithe “plagjaturistet”.
Sot Jul Deda i ka thumbuar publikisht duke postuar një foto me Gentin dhe Visjanin, me një status ku thekson se “Klanifornia” është i vetmi spektakël humori që i mbijetoi pandemisë.
“Klanifornia, i vetmi spektakël humori që i mbijetoi pandemisë”, ka shkruar Juli krah postimit të fundit.
“Portokallia” deklaroi ndërprerjen e transmetimit në 25 mars.
“Portokalli” dhe “Klanifornia” janë dy programet humoristike që transmetohet respektivisht njëri në Top Channel dhe tjetri në TV Klan. Pjesë e dy programeve janë ndër aktorët më të dashur për publikun që dhurojnë humor për publikun nëpërmjet skeçeve.