Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, “Portokalli” këtë sezon të ri do të sjelli një skenografi tërësisht të re, e cila në pamje u duk gjigande por ndoshta jo dhe aq sa dukej. Nga fotot e para të publikuar të skenografisë, gjatë xhirimeve të spektaklit për premierën e së Dielës, del plotësisht se skena nuk është origjinale dhe një ide e Top Channel.
Ajo është e kopjuar nga spektakli italian i humorit “Facciamo Che io Ero” të aktores Virginia Raffaele, që transmetohet në ekranin e RAI 2, ku premierën e ka patur në muajin Maj të këtij viti.
Nga dy fotot që shihni më poshtë, në foton e parë, duket skena e re e “Portokalli” dhe në të dytën ajo e “Facciamo Che io Ero”, ku detajet e realizimit skenografik janë pothuajse indentike, me shumë pak detaje të ndryshme, për mos të thënë aspak.
Fakt i çuditshëm është se kuratorët skenik të Top Channel kanë zgjedhur edhe një program krejt të ngjashëm për të kopjuar skenografinë e re, sepse edhe vetë formati italian ka të njejtën karakteristikë me “Portokalli”.
Nga rubrika e rradhës “Copy Paste”, lind pyetja: Kur do të përfundojë klonimi i televizionit italian në Shqipëri?!/IMA/
Topi me kohe ka bere kopje te italianit qe sapo e ka hapur…