Siç mund ta keni lexuar, programet e Top Channel që kërkojnë një numër të lartë personazhesh në studio, u përballën me ndryshime të përkohshme ose me ndalim të transmetimit gjatë kësaj periudhe, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, përfshirë këtu edhe “Portokallinë”. Megjithatë programi i humorit do të vazhdojë të transmetohet, thjesht ndryshe.
Në një postim në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi njoftuan se “Portokallia” do të vijë me “Ditari i Karantinës”. “Nuk do të mungojmë në ekranet tuaja. Me historitë e izolimit në shtëpi, me humorin e aktorëve tuaj të dashur, çdo të dielë në ekranin e Top Channel,” thanë ata. /anabel
View this post on Instagram
Ditari i Karantines Portokalli @xhemishehu_ @salsanorrapi @topchannelalbania