Pas 17 vitesh në ‘Portokalli’, regjisori Altin Basha do të largohet nga spektakli i humorit. Prej ditësh në media aludohej për largimin e tij në një tjetër televizion me të cilin kishte lidhur kontratë.
Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga regjisori, por konfirmohet nga burime për dritare.net.
Ndërkohë mësohet se aktori i humorit Florian Binaj, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në spektakël, do të mbajë një peshë me rëndësi dhe mund t’i besohet (ose i është besuar) gjysmë-drejtimi i ‘Portokallisë’. Emri i tij ende nuk është konfirmuar.
Gjatë verës u mësua se edhe Xhemi Shehu e Salsano Rrapi janë larguar nga spektakli dhe nuk dihet ende se kush do të jenë moderatorët e rinj.