Televizioni Top Channel me sa duket këtë sezon televiziv po bën lëvizje të mëdha. Pas shumë kohësh që kishte munguar në ekran për shkak të sjelljes në jetë të djalit të saj të dytë moderatorja Xhemi Shehu, i rikthehet ekranit. Në sezonin e ri që nis në spektaklin e humorit ajo do të jetë moderatore përkrahë Salsano Rrapit dhe Eneda Tarifës.
Xhemi Shehu i rikthehet mbas shumë vitesh prezantimit në “Portokalli“ që nga viti 2006 që ishte përkrahë Amarda Toskës dhe Agron Llakajt. Xhemi është një ndër emrat më të sukseshëm të prezantimit në ekranet shqiptare, me një pamje të bukur dhe mjaft e dashur për publikun. Asaj i janë besuar emisione të rëndësishme si e “Diell”, E dua vendin tim”, “Sumer Fest” dhe shumë emisone të tjera. Rikthimi i saj në “Portokalli” pritet të jetë një sukses tjetër për bukuroshen Shehu e cila pritet të shkëlqej si gjithmonë në spektaklin e humorit Portokalli.
IMA / G. Qerimi