Qytetarët shqiptarë duan ta shikojnë Blendi Fevziun me flokë të shkurtër dhe kaçurrela! Pak ditë më parë, vetë moderatori ndau disa foto ku shfaqej me flokë të gjata, kaçurrele dhe në disa të tjera si vajzë. Fotot u bënë virale pasi ishin tejet qesharake. Vetë Fevziu ndau këto fotot në ‘instastory’ duke kërkuar dhe mendim se cili i shkonte më shumë dhe duket se nuk priti më gjatë pasi qytetarët votuan.
Flokët kaçurrela dhe të shkurta ishin të preferuarat e ‘popullit.
‘Pas nje votimi 24 oresh kjo foto e pare fitoi me ehunice te ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dyte. Falenderoj edhe nje klinike qe me ofroi te me mbjelle floket dhe te mi beje kacurrela si ketu. Po une preferoj te mbetem si ne foton e fundit. . Jam sh komod ashtu.’- shkruan Fevziu.
Pas publikimit të galerisë me flokë të gjata, Blendi thotë se i kanë ofruar që të bëjë mbjellje flokësh mirëpo i ka refuzuar pasi është komod pa flokë. Nuk dihet nëse kjo ofertë është e vërtetë apo shaka tjetër e gazetarit.