Ajo ka qenë një nga personazhet më të përfolura të “Portokalli”-së, pasi ka spikatur me rolet dhe karakteret e saj.
Të gjithë e mbajmë mend me personazhin më komik të saj, Ponjën, por aktorja Ervina Kotolloshi ka interpretuar apo imituar një sërë personazhesh të jetës publike shqiptare.
Pas një kohe të gjatë larg Shqipërisë, Televizioni Publik Shqiptar ka vendosur ta kthejë përsëri në ekran aktoren simpatike.
Burime pranë aktores konfirmojnë për Blitz.al se ajo dhe kolegu i saj, Romir Zalla, do të jenë prezantuesit e programit të fundvitit plot humor në TVSH, “Ti je festa ime”.
Dyshja Kotolloshi dhe Zalla kanë konfirmuar që janë të suksesshëm në skenë, kështu që edhe këtë herë besojmë se do të risjellin humor dhe batuta që ekranit i kanë munguar.
Pas largimit nga “Portokalli”-a, aktorja Ervina Kotolloshi ka jetuar në Francë dhe ky është rikthimi i saj i parë në Shqipëri dhe ekran pas kaq shumë kohësh.