Në një deklaratë të fundit Policia e Shtetit konfirmon se nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve brenda qyteteve.
Pas komunikimit me Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me Udhëzimin për ditën e diel, 31 maj, ka marrë këtë vendim.
Të dielën do të ndalohet vetëm qarkullimi i automjeteve nga zonat e kuqe drejt atyre të gjelbra dhe anasjellas.
Konfuzioni erdhi pas deklaratës së parë të Policisë që binte ndesh me atë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrit Rama që lejonin lëvizjen me makina, por ndalonin atë nga zonat e kuqe, në ato të gjelbra.