Mbrëmjen e djeshme, Policia Rrugore i hoqi patentën Shkëlzen Berishës, pasi u kap duke ecur me mjetin e tij tip Benz me 128 km/orë. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar vetë Shkëlzen Berisha. Ai i ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për drejtimin e mjetit të tij me shpejtësi të lartë, shkelje për të cilën policia i hoqi edhe patentën.
LEXO EDHE:
Po udhëtonte me 127/km në orë/ Policia dërgon për komision Shkëlzen…
“Të dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtësisë së lejuar sepse ajo kërcënon jetën e te gjithëve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres. Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne”, ka shkruan ai.