Tashmë mesaduket është bërë rrugë në Televizionin Klan, që policia gjyqësore të jetë e pranishme të paktën një herë në muaj gjatë sezonit televiziv. Edhe ditën e djeshme në mbrëmje pas transmetimit të “Opinion”, prokuroria ka mbërritur në redaksinë e Blendi Feviziut për të kryer procedurat për shkak të publikimit të një video-je edhe ku shfaqej momenti i goditjes së automjetit të zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi.
Sipas informacionit të prokurorisë, instancat do të nisin hetimet menjëherë edhe për personin që ka vendosur video-n në dispozicion. Ndërkohë, Blendi Fevziu ka refuzuar të vendosi në dipozicion të insititucionit video-n dhe celularin e tij ku ajo disponohej.
Kjo është hera e tretë që prokuroria vjen në Opinion, kujtojmë rastin e fundit ku Artan Hoxha, u shoqërua në polici pas mbarimit të emisionit./IMA/