Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit (Stresi), është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi ka qënë i pranishëm dje në protestën që u zhvillua për humbjen e jetës së 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
Teksa policia është vënë në kërkim për ta arrestuar, reperi i sfidon duke postuar një video në Instagram. Ai ka shpërndarë në instastory një video nga makina, aty ku këndon këngën e tij më të fundit. Në këtë formë ai i drejtohet efektivëve të policisë, të cilët e kanë shpallur në kërkim.
https://youtu.be/wOJXG891Vtk
Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia, për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.