Gazetarja e njohur e programit të përjavshëm ‘Fshatrat e Shqipërisë’ në ekranin e ‘Top Channel’, Ilnisa Agolli ka rrezikuar jetën në xhirimin e puntatës së radhës. Teksa është përpjekur të përqafojë një qen sharri dhe kamerat kanë qenë duke regjistruar, ai ka reaguar keq dhe pas këtij momenti nuk duket qartë se çfarë ka ndodhur. Qeni protagonist është më i famshmi në zonën e veriut dhe quhet Terri.
Agolli ka qenë duke xhiruar episodin e radhës në zonën e Lurës. E kontaktuar nga “Shqip”, Agolli pohoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë problem, por e pranon se u frikësua shumë.
Për fat, ishte i zoti i qenit, i cili ndërhyri menjëherë dhe shmangu një aksident që mund të kthehej në fatal.
Kujtojmë se programi “Fshatrat e Shqipërisë”, i drejtuar nga Agolli vë në dukje zhvillimin e fshatit, ekonominë rurale, investimet në infrastukturë apo akomodimin nëpër bujtina të turistëve.
https://youtu.be/1KUpECwNMyg