Tea, Andi dhe Bearti nga spektakli “Për’puthen” kanë qenë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit. Personazhet në fjalë dolën çift nga emisioni ku kishin shkuar për të gjetur dashurinë, mirëpo rezultoi që e gjitha të ishte një farsë pasi vetëm pak ditë nga përfundimi i rrugëtimit të tyre ku gjetën personin e zemrës janë publikuar disa foto të Teas duke u puthur me Beartin.
Pasi bënë publike lidhjen e tyre, Tea dhe djali simpatik nga Kosova nuk nguruan të shprehin hapur ndjenjat si dhe të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre duke u prezantuar edhe me familjet dhe duke realizuar intervista televizive bashkë si çift.
Mirëpo mesa duket romanca e tyre ka përfunduar dhe Tea dhe Bearti nuk janë më bashkë. Sipas kërkimeve të Descript.al ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale dhe kanë hequr të gjitha fotografitë që kishin me njëri tjetrin.
Pas kësaj, Bearti tha për mediat se ai dhe Tea nuk ishin më bashkë, mirëpo si po i shpenzon këto ditë beqarie një nga djemtë më të përfolur të showbizzit?
Ai ka ndarë një pamje në llogarinë e tij në ‘InstagramStory’ me laptopin përapara vetes teksa ka pyetur ndjekësit t’i sugjerojnë ndonjë film.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes ish çiftit ama të gjithë janë tepër kuriozë për të mësuar më tepër detaje.