Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan, me katër diploma nga universiteti MIT i Bostonit dhe aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets, ka hedhur akuza të forta rreth së vërtetës së koronavirusit.
Dr Shiva, në një intervistë për “The Next News Network”, shprehet pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.
‘Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e mandatuara’, shkroi në Twitter Dr Shiva në përgjigje të një postimi nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili thoshte se ‘Demokratët po e ndezin situatën për përfitime politike’.
Dr Shiva thotë se “firmat farmaceutike hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”, ndaj sipas tij janë kthyer nga vaksinat.
Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.
Dr Shiva përmend edhe emra.
“Politikanët Bill dhe Hillary Clinton, filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma dhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit”, shprehet Dr Shiva.